Thaçi: Po krijojmë Lëvizjen shqiptare në Maqedoni
"Sot të gjitha strukturat që u krijuan prej strukturës sonë që e quajtën veten me një emër të një partie politike, gati se janë deklaruar publikisht në media se largohen prej atje për shkak të zhgënjimit politik duke filluar prej Strugës, Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Negotinës, Tetovës, Bërvenicës, Hasanbegut, Çairit etj”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke shtuar se me këtë nuk krijojnë kënaqësi që të tjerët shkatërrohen, por krijohet kënaqësi për shkak se politika e PDSH-së e drejtë dhe objektive dita-ditës i zmadhon radhët e saj.
”Kjo më shtyn që t’ju apeloj të gjithë anëtarëve të Kuvendit Qendror që të kemi maturi në qasje dhe jo vetëm ata, por neve na duhen edhe njerëz të tjerë, të cilët na duhen të inkuadrohen në partinë tonë sepse siç e kemi thënë se kjo është partia momentalisht e vetme që mundohet me mish e me shpirt t’i mbrojë interesat e shqiptarëve dhe ka edhe platformën e qartë dhe kombëtare”, deklaroi lideri i PDSH-së.
Kreu i kësaj partie tha se pret që brenda disa ditëve kjo parti të bëhet lëvizje kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë. Thaçi theksoi se i ka lutur që këtë klimë kuvendarët t`a transmetojnë edhe te të tjerët.” Nuk ka as çallëm, as sedër, por duhet të gjithë t’i përqafojmë që të kthehen në radhët tona”, ka deklaruar Thaçi.
start/ina