E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, 11 mijë emigrantë qarkullojnë 24 orët e fundit

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit për Qarkun e Gjirokastrës, pohuan se gjatë 13 orëve të fundit kanë hyrë për në territorin shqiptar mbi 6000 shtetas, 1350 automjete dhe 35 autobuzë, ndërkohë që në të njëjtë periudhë kohore kanë qarkulluar drejt Greqisë rreth 5000 shtetas, 750 automjete dhe 32 autobuzë".

Po të njëjtat burime, theksuan se në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes aktualisht janë në shërbim 6 sportele në hyrje dhe 6 në dalje, ndërsa në anën greke shërbejnë 3 sportele në dalje dhe 4 për në hyrje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›