E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Iraku

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë lobimi për pavarësinë e Kosovës, ndërsa temë kryesore ka qenë procesi i njohjeve, rëndësia e tij si dhe kërkesa e ripërsëritur e Qeverisë së Kosovës për njohjen e pavarësisë.

Kështu, ministri Hyseni ёshtё takuar me Ministrin e Punëve tё Jashtme tё Irakut, z. Hoshyar Zabari dhe me Ministren e Punëve tё Jashtme tё Mauritanisё, znj. Naha Mint Mouknass. Nё takimin me Ministrin e Jashtёm tё Irakut, Ministri Hyseni ka folur pёr pёrparimin e arritur nё Kosovё, pёr kontributin e pavarёsisё  sё Kosovёs pёr paqen dhe stabilitetin nё rajon dhe ka ripёrsёritur thirrjen pёr njohjen e shtetit tё Kosovёs nga Iraku.

Nga ana e tij, homologu irakian e ka siguruar Ministrin Hyseni se kёrkesa pёr njohjen e Kosovёs ёshtё duke u studiuar sё afёrmi dhe se kёtё kёrkesё do t’ia pёrcjellё Qeverisё sё tij. Ministri Zabari, gjithashtu, ёshtё shprehur se “ne e kuptojmё tё drejtёn e popujve pёr vetёvendosje”. 

Edhe nё takimin me Ministren e Punёve tё Jashtme tё Mauritanisё, Ministri Hyseni ka ripёrsёritur thirrjen pёr njohjen e shtetit tё pavarur dhe sovran tё Kosovёs, ndёrsa ka folur pёr rёndёsinё dhe nevojёn pёr pёrshpejtimin e procesit tё njohjeve. Ministrja Mint Mouknass, nga ana e saj, ёshtё shprehur se kёrkesёs pёr njohje do t’i kushtohet vёmendje e posaçme dhe se vendimi do tё merret nё kohёn e duhur.

Ajo, e ka siguruar Ministrin se do t’ia pёrcjellё kёrkesёn pёr njohje autoriteteve mё tё larta tё vendit tё saj. Nё margjinat e javёs sё dytё tё punimeve tё Asamblesё  sё Pёrgjithshme, e njohur edhe si “java ministrore”, Ministri Hyseni ёshtё takuar edhe me homologё dhe pёrfaqёsues tё tjerё qё po qёndrojnё nё Nju Jork. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›