E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaccedili-Daccediliccedil dy takime brenda dites

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç, po takohen për herë të dytë gjatë ditës së enjte me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Sipas raportimeve të “REL”, takimi i parë i përbashkët është mbajtur rreth orës 11:00, i cili është pasuar me takime bilaterale ndërmjet baroneshës Ashton me dy kryeministrat, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë kur takimet e ndara janë zhvilluar para atij të përbashkët.

Të dy kryeministrat po përballen për të diskutuar kryesisht situatën në veri të Kosovës dhe mekanizmat që do të krijohen për administrimin lokal të kësaj pjese të banuar me shumicë serbe.
Bisedimet Biden takon Thaçin: Mbështetje dialogut Ashton: Besoj tek marrëveshja Daçiç, ultimatum për Kosovën
Çështja që dominon bisedimet Thaçi-Daçiq është ajo e asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Palët kanë mosmarrëveshje rreth kompetencave që do të kishte ky mekanizëm. Beogradi këmbëngul për kompetenca legjislative dhe ekzekutive, ndërsa Prishtina i kundërshton fuqishëm ato.

Disa ditë më parë, baronesha Ashton u shpreh optimiste se Prishtina dhe Beogradi do të mund të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Mendoj se është e mundur që ata të arrijnë një marrëveshje. A janë të gatshme palët ose jo, kjo do të varet nga gjetja e mënyrës për të tejkaluar disa probleme të vështira që ato kanë”, tha Ashton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›