E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim kibernetik, arrestohet një shtetas, grabiste para në banka me karta të klonuara

TIRANE-Përdorte karta bankomati të klonuara dhe tërhiqte para nga bankomatet në banka. Policia e ka zbuluar marifetin e një shtetasi duke e vënë në pranga sot paradite.

Seksioni i Krimit Ekonomik njofton se ka arrestuar shtetasin Maliq Kaca pas një hetimi 2-vjeçar. Policia bën me dije se ka mundur të zbulojë se Kaca me anët të kartave të klonuara bënte tërheqje në banka dhe kryente blerje në dyqane.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 20 karta banjkomati të klonuara si dhe 10 celularë.
Pritet që pas Kacës të fshihet një grup i mirëorganizuar i krimit kibernetik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›