Thaçi: Marrëveshja do të zbatohet nga Kosova, NATO dhe EULEX-i

Kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për RTK-në ka paralajmëruar se pas përfundimit të bisedimeve gjatë zbatimit të marrëveshjes do të shpërbëhen të gjitha strukturat e sigurisë në veri.
“Marrëveshja ende nuk është arritur por di që do të jenë tre palë institucione implementuese të marrëveshjes; institucionet e Kosovës, NATO dhe EULEX-i”. Ka thënë Thaçi.
Ai nuk ka treguar se ka pritshmëri se do të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë.
“Nëse Beogradi dëshiron të lëvizë , do ta bëjë. Ajo preambulë është për t’i mashtruar qytetarët”, ka thënë ai.
Ndërkaq, pritjet e tij për takimin e datës 2 prill thotë se janë të pozitive.
“Dy prilli do të jetë një ditë e rëndësishme. Dua të besoj se Beogradi do të vetëdijesohet për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve, në mënyrë që të dyja vendet të lëvizin në drejtim të anëtarësimit në strukturat euroatlantike”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/