E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Pjesëmarrja e serbëve u jep kuptim të plotë zgjedhjeve

PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u bëri sërish thirrje serbëve të veriut që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Ai tha se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit, i jep kuptim të plotë zgjedhjeve.

Thaçi shprehu besimin e plotë se zgjedhjet e 3 nëntorit do të dërgojnë mesazhin më të mirë se Kosova po lëviz me hapa të sigurt, duke plotësuar kriteret e nevojshme për jetën demokratike dhe Kosovën evropiane.

Ai këtë deklaratë e bëri në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u diskutuan edhe çështje tjera.
(m.a/rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›