E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk shkrihem

Nexhat Daci ia ka këputur shpresat Isa Mustafës për bashkimin e LDD’së me LDK’në. Lideri i dardanëve ka thënë për Express se shkrirja nuk do të ndodhë kurrë derisa ai ta udhëheqë partinë. Por, Daci pohon se është i hapur për bashkëpunim me LDK’në dhe me partitë e tjera.

Isa Mustafës duket se përfundimisht i janë shuar shpresat për shkrirjen e LDD’së në subjektin e tij politik, LDK.

Mbase e njëjta gjë mund të thuhet edhe për shumë dardanë.

Është Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci, i cili të dielën u ka dhënë fund spekulimeve se partia do të shkrihet së shpejti në LDK.

Në një prononcim për gazetën Express, Lideri i dardanëve tha se shkrirja nuk do të ndodhë kurrë.

“Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk do të shkrihet kurrë, derisa ta udhëheq unë”, ka deklaruar Daci për Express, përmes telefonit.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›