Milani i madh, në ndeshje të mëdha

Milan i ka treguar Juventusit se mbetet skuadër e madhe pavarësisht rankimit aktual në tabelë. Milani e mposhti Juven me rezultat 1 me 0 në derbin e kësaj jave në Serie A.
Një penallti e dhënë në minutën e 31 për Milanin, u konkretizua në gol nga Robinho. Juve tentoi golin disa herë por që mbrojtja e Milanit ishte ne nivelin e detyrës.
Milan pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e nëntë në tabelë me 18 pikë të tubuara./Indeksonline/