Thaccedili akuza Daccediliccedil

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi akuzon kryeministrin serb Ivica Daçiç se me anë të heqjes së lapidarit në Preshevë po kërkon të aktualizojë propozimin e tij për shkëmbim territoresh.
Në një intervistë në shtypin e ditës në Prishtinë, kryeministri e quan të qëllimshëm heqjen e lapidarit pas takimit të 17 janarit në Bruksel mes tij dhe homologut serb.
“Ka pritur të mbahet takimi, në të cilin Serbia është detyruar të bëjë një konçension shtesë ndaj Kosovës për pranimin e sistemit tonë doganor, të administratës tatimore dhe të regjistrimit të bizneseve”, shprehet Thaçi në një intervistë për gazetën “Expres”.
Sipas kryeministrit kosovar, I vetëdijshëm për efektin e marrëveshjes së Brukselit në opinionin publik në Serbi dhe te serbët e veriut, Daçiç ka bërë efektin taktik për të zhvendosur vëmendjen
Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës Daçiç, i vetëdijshëm për efektin e kësaj marrëveshjeje në opinionin publik në Serbi dhe te serbët e veriut, ka bërë efektin taktik për të zhvendosur vëmendjen e opinionit.
Por Thaçi kritikon edhe mënyrën si reaguan shqiptarët e Presheves, më saktë mosreagimin e tyre. “Çfarë ndodhi ditën kritike të heqjes së monumentit? Qoftë një qytetar i vetëm, lëre më liderët politikë të Luginës së Preshevës, nuk u shfaq te monumenti për të bërë përpjekjen më të vogël për ta mbrojtur atë”, thotë Thaçi.
Sipas tij, monumenti duhet të mbrohej në mënyrë paqësore 24 orë në ditë nga qytetarët e organizuar derisa të arrihej marrëveshja e pranueshme për shqiptarët.
“Serbia në asnjë mënyrë nuk do të kishte mundur të përdorte dhunë, pasi serbët gjendeshin nën presionin ndërkombëtar”, thotë kryeministri kosovar.
Si shembull ai sjell situatën me barrikadat në veri të Kosovës, ku sipas tij, vetëm sepse ato mbrohen nga mburoja njerëzore, një shtet demokratik apo dhe NATO nuk mund të ndërhyjë duke shkelur mbi trupa njerëzish për të hequr disa tonelata gurë.
“Prandaj zgjidhja kërkohet përmes dialogut”, thekson më tej Thaçi, i cili shton se, pikërisht zgjidhjen përmes dialogut ua kishte udhëzuar edhe liderëve shqiptarë në Preshevë.