E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Ne fuqi mandatet e 2009

Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës propozimin që Kuvendi të ndajë mandatet sipas vitit 2009. Mbledhja e sotme e Komisioni i ligjeve ku u thirrën për të relatuar edhe kryetarja dhe nënkryetari i KQZ u shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës lidhur më çështjen e ndarjes së mandateve, por si përfundim komisioni votoi propozimin e bërë një ditë më parë nga deputeti i PD, Edi Paloka për ndarje të mandateve nga ana e kuvendit sipas vitit 2009.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ezauruar rrugën administrative për ndarjen e mandateve. Kuvendi nuk mund të lejojë që procesi zgjedhor të futet në kolaps. Kuvendi nuk zëvendëson KQZ, por rruga e vetme është ndarja e mandateve si në vitin 2009”, u shpreh një ditë më parë Paloka.

Ndërkohë përfaqësuesi i PS në këtë komision, Fatmir Xhafaj e cilësoi një precedent të rrezikshëm këtë nismë, duke qenë se sipas tij Kuvendit po i delegohet një kompetencë e KQZ.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›