Ledri, shpjegon rregullat

Ledri Vula, ish anëtar i grupit ''Skillz'', këto ditë është i angazhuar si një nga anëtarët e jurisë për #InstaKosova, garën kombëtare për foton më të mirë, të botuar nga vetë qytetarët e Kosovës në rrjetet sociale në internet.
Pikërisht nëpërmjet këtyre rrjeteve, ai ka shpjeguar rregullat e garës për të gjithë pjesëmarrësit potencial, duke bërë njëkohësisht të ditur se fituesit do të shpallen me datën 6 shkurt. Kriteret kryesore të kësaj gare janë: 1. Fotografi me temën "Vendet e Kosovës", "Njerëzit e Kosovës" dhe "Ngjarjet në Kosovë". 2. Fotografia të jetë gjithsesi e publikuar në një prej rrjeteve sociale. "#InstaKosova" është projekt i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në kuadër të festimit të pesë vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Në fund të garës, do të shpërblehen 10 fotografitë më të mira me nga 250 euro, ndërsa fituesit e fotografisë më të mirë në çdo kategori do të fitojnë nga 800 Euro. 100 fotografitë më të mira do të botohen në një botim të veçantë. /Indeksonline/