E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi i “harron” raportimet në Kuvend

Kryeministri Hashim Thaçi po i vazhdon takimet e rregullta në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, por nuk po raporton për to para deputetëve, ashtu siç është i obliguar me Rezolutë të Kuvendit.

Raportimi i fundit i kryeministrit lidhur me rrjedhat e dialogut ka qenë me 21 prill, disa ditë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel, shkruan Tribuna.

Pikërisht në këtë ditë ai kishte njoftuar ligjvënësit për përmbajtjen e marrëveshjes, e cila me gjithë protestimin e Vetëvendosjes u pat mbështetur nga shumica tjetër parlamentare./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›