Të shtëna në aheng familjar, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën mbrëma dy persona, pasi në një aheng familjar, njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri, ndërsa tjetri ka rezistuar fizikisht.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike M-70 dhe dy gëzhoja.
Gjatë konfiskimit njësiti policor ka hasur në rezistencë fizike dhe agresive verbale nga i dyshuar tjetër mashkull, me ç’rast është përdor forca proporcionale për vënien e situatës në kontroll.
Dy të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit dhe me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/