E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi kompesim bizneseve të dëmtuara

Qeveria e Kosovës ka kompesuar pronarët e lokaleve, që pësuan dëmtime të bizneseve të tyre, si pasojë e incidenteve në Mitrovicë. Zyra për shtyp e Kryeministrit Thaçi njoftoi se kreu i qeverisë ka dhënë 100 mijë euro për bizneset e dëmtuara në qytetin verior. "Pas dëmeve të shkaktuara në lokale dhe biznese private në Mitrovicë, kryeministri mori vendim për të dhënë 100 mijë euro për kompensimin e dëmeve", thuhet në komunikatë. Ditet e para të vitit të ri nisen me dy shpërthime në Mitrovicë, ku u dëmtuan disa lokale në pjesën veriore të qytetit dhe në Lagjen e Boshnjakëve. Pas dëmtimit të një lokali serb, serbët i vunë zjarrin dy dyqaneve të shqiptarëve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›