Sulmet izraelite, 517 të vdekur në Gaza

Arrin në 517 numri i viktimave palestineze nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, që nisën 10 ditë më parë. Lajmin e bëjnë të ditur burime spitalore lokale. Ndërsa nga ofensiva tokësore llogariten 75 të vdekur, mes të cilëve 5 fëmijë. Numri i të lënduarve ka arritur në 2.500 persona. Sulmet izraelite nuk kanë të ndalur dhe vetëm në orët e fundit u shkatërruan 130 objektiva në Rripin e Gazës