Thaçi mbledh kryesinë, mungon Krasniqi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, sot në mesditë e ka mbledhur kryesinë e partisë për të biseduar rreth procesit të brendshëm zgjedhor.
Thaçi për disa minuta ka qëndruar në PDK, ku aty janë parë edhe zyrtarët e lartë të partisë, por jo edhe Sekretari i Përgjithshëm, Jakup Krasniqi.
Indeksonline ka kontaktuar përmes telefonit me nënkryetarin e PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili shumë shkurt ka thënë se qëllimi i mbledhjes ka qenë diskutimi për procesin e brendshëm zgjedhor./V.K./Indeksonline/