Tërhiqet Shemsi Veseli

Kandidati për kryetar dege të PDK-së në kryeqytet, Shemsi Veseli është tërhequr nga gara. Këtë e ka konfirmuar vet Veseli për portalin Dukagjini. Ai ka thënë se do të tërhiqet nga gara për të qenë pjesë e Kryesisë së degës së PDK-së dhe automatikisht edhe nga gara për kryetar.
Ndryshe, Kryesia e PDK-së sot nuk mori vendim për numrin e anëtarëve të Kryesisë së degës në kryeqytet të kësaj partie.
Çdo gjë është shtyrë për javën e ardhshme.
Sa më shumë po i ofrohen zgjedhjes së kryetarit për degën e Prishtinës, përkrahësit po “çelen” shumë më shumë për media.
Liridon Resteica, përkrahës i Lirak Çelajt i ka thënë Radio Dukagjinit se me vendim të shefit të partisë, Hashim Thaçi, tashmë kryesia e Degës ka 27 anëtarë edhe pse zyrtare ende nuk ka asgjë.
Restelica shkon edhe më tutje, duke dhënë edhe numrin e votave që do të merr kandidati i tij i preferuar .
Sipas tij, Lirak Çelaj ka të siguruara 19 vota , Memli Krasniqi 6 ndërsa Shemsi Veseli 2.
Ndërsa përkrahësit e Memli Krasniqit nuk kanë dashur të lëshohen në deklarime, por janë ndalur tek procesi zgjedhor, të cilin e kanë quajtur të mirë.
Genc Prelvukaj ndjehet mirë që ka për kë të votoj. Ai nuk ka dilema, e thotë se do të votojë, mikun dhe shefin e tij, Memli Krasniqin, raporton RTVD./Indeksonline/