Pacolli: Serbia të përmbahet nga kërcënimet

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj kërcënimeve që shteti fqinj, Serbia, po u bën shqiptarëve të Luginës së Preshevës në lidhje me lapidarin e UÇPMB-së.
Ai ka thënë se Serbia nuk duhet të futet në aventurat e kërcënimeve rreth heqjes me dhunë të lapidarit.
“Serbia assesi nuk duhet të futet në aventura të tilla, siç janë kërcënimet, apo presionet e vazhdueshme për heqjen me forcë të Lapidarit të UÇPMB-së, në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka theksuar ai në një postim në profilin e tij në Facebook, transmeton Zëri.
Serbia ka kërcënuar se, nëse do të jetë e nevojshme, do ta përdorë edhe dhunën për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së, të vendosur para ndërtesës së Komunës në Preshevë nga qeveria lokale atje. /Indeksonline/