E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi mesazh ngushëllimi familjes Kelmendi

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së deputetes së Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Zoti Thaçi shprehu pikëllim të madh për vdekjen e deputetes, ish ministres së drejtësisë dhe veprimtares shumëvjeçare, Nekibe Kelmendi.

“Zonja Kelmendi, si nënë dhe bashkëshorte, përjetoi tmerret e dhunës dhe të gjenocidit të regjimit serb mbi popullin e Kosovës, duke përjetuar vrasjen e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj”, thuhet në telegramin e zotit Thaçi.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›