E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protestat e grevat kulmojnë në 28 Qershor

ATHINE- Me ritme të ethshme është duke u përgatitur mobilizimi popullor që do arrijë kulmin në 28 qershor, ditë kur pritet të votohet Plani Afatmesëm i masave në parlamentin grek.

Miratimi i Planit Afatmesëm nga parlamenti është kushti i vetëm që do t’i hapë rrugën lëvrimit të këstit të ardhshëm të kredisë prej 12 miliardë Eurosh për Greqinë, në fillim të korrikut.

Ministriat e Eurozonës ftuan partitë politike në Greqi për të mbështetur objektivat kryesore të Programit dhe masat e vendosura, për zbatimin e rreptë dhe të shpejtë.

Data e miratimit të planit afatmesëm në parlament, do të shoqërohet me intensifikimin e protestës së “qytetarëve të zemëruar” në shesh të cilët mbushën dje 26 ditë nga protesta e tyre, ndërkohë që në 28 Qershor është njoftuar një protestë masive dhe një grevë e përgjithshme 48 orëshe.

Me këtë grevë të përgjithshme punëtorët kërkojnë tërheqjen e Planit Afatmesëm nga Parlamenti, anulimin e shkurtimeve të pagave, pensioneve, anulimin e planit të privatizimit etj

Grevës së përgjithshme do t’i bashkohet edhe kooporata e energjisë elektrike e cila ka njoftuar se që nga 20 Qershori do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në oraret e pikut të përdorimit 13-15 dhe 20-22 30 në mbrëmje. Kjo mënyrë protestë bëhet kundër planit të privatizimit të këtij sektori. Sindikatat e sektorit të energjisë këmbë për mbajtjen nga shteti të 51% të aksioneve.
(s.g/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Vendet e eurozonës shtyjnë vendimin për Greqinë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›