E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi mesazh ngushëllimi presidentit amerikan, Obama

PRISHTINË -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit amerikan Barack Obama dhe popullit amerikan, me rastin e vrajses dhe plagosjes së disa qytetarëve amerikanë.

"Me dhembje mësuam lajmin për ngjarjen tragjike në Uashington, ku humbën jetën dhe janë plagosur disa qytetarë amerikanë. Vrasja në Navy Yard ka shkaktuar pikëllim tek miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe gjithashtu në Kosovë po përjetohet rëndë", shprehet Thaçi.
Populli i Kosovës dhe institucionet e tij, vijon ai, solidarizohen me administratën e SHBA-së, me popullin amerikan dhe veçanërisht me familjet e viktimave.

"Shprehim besimin dhe shpresën se SHBA do të gjejnë forcë për ta përballuar këtë tragjedi, duke gjetur fajtorët dhe duke ndëshkuar në mënyrë meritore shkaktarët e krimit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella", thekson kryeministri Thaçi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›