E Diel, 1 Nëntor 2026

“Limaj i pafajshëm”, Thaçi: U vërtetua pastërtia e UCK-së

PRISHTINE- Menjherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Kosovës për pafajshmëri ndaj Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, ka reaguar Kryeministi i Kosovës, Hashim Thaçi. 

Kryeministri Thaçi thekson se me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

“Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Kryeministrit Hashim Thaçi. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›