E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi nderon Monumentin e Ushtarëve të Panjohur në Varrezat Nacionale të SHBA-së

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nderoi Monumentin e Ushtarëve të Panjohur në Varrezat Nacionale të Arlingtonit. Kjo vizitë u bë në shenjë nderimit të ushtarëve amerikanë të rënë në shërbim të lirisë, demokracisë dhe paqes botërore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, dhe nderimi i sotëm i Monumentit të Ushtarëve të Panjohur përkon me 14 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Për nder të kryeministrit Thaçi, garda ceremoniale e SHBA-ve organizoi ceremoni të veçantë, duke ekzekutuar himnet e të dy vendeve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›