Ministria për Punësimin e Jaranëve

Pasi i ka bërë “diplomatë” dy bashkëpunëtorët e tij, Heroina Telaku e Lulzim Pllana, ministri Enver Hoxhaj ka vendosur ta rehatojë edhe këshilltarin tjetër, Gezim Visoka.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj po planifikon që ta dërgojë në stafin diplomatik të Kosovës edhe njërin nga këshilltarët e tij.
Në vazhdën e punësimeve të anëtarëve të kabinetit të tij, ai së shpejti do ta dërgojë si ambasador në Bruksel këshilltarin e tij politik, Gëzim Visoka.
Burimë të Zërit, brenda MPJ-së kanë treguar se kryediplomati kosovar tashmë ia ka “vënë syrin” Ambasadës së Kosovës në Belgjikkë, dhe se kanë vendosur që për ta rehatuar këshilltarin e tij ta “sakrifikojë” ambasadorin aktual, Ilir Dugolli./Indeksonline/