E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një shtetas sirian në Tiranë, shiste drogë

Arrestohet në qendër të Tiranës një shtetas nga Siria i cili u kap në flagrancë nga uniformat blu të kryeqytetit.

Ka qenë njësia policore “Shqiponja” që ka kryer arrestimin e shtetasit të huaj i cili posedonte lëndë narkotike kanabis sativa, shkruan noa.

Burimet e para njoftojnë se ky shtetas, inicialet e të cilit janë M.El.S e përdorte drogën për ta shitur në kryeqytet.

Ai menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Policisë ku po merret në pyetje.

Policia ndërkaq, ka nisur hetimet e mëtejshme për të zbardhur të plotë ngjarjen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›