E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë bisedimet, Gentilini në vend të Ashtonit

(E plotësuar) Edhe pse ishte paralajmëruar vazhdimi i bisedimeve në orën 17, takimi Thaçi Daçiq ka vazduar sot në orën 14:30 pa shefen e diplomacisë evropiane Catherin Ashton.

Në bisedime, në vend të saj po merr pjesë drejtoi për Ballkanin Perëndimor Fernando Gentilini, njoftojnë medie nga Brukseli.

Kryeministri Thaçi pas takimit të paradites ka thënë se “jemi në rrugë të mirë drejt pajtimit dhe po shqyrtojmë konkluzionet e fundit të projektplanit për zbatim”.

----------

Në Bruksel rreth orës 13:00 kanë përfunduar bisedimet pa ndonjë marrëveshje për planin e zbatimit. Për shkak të angazhimeve tjera të baroneshës Ashton palët do të pauzojnë për disa orë për t'u kthyer përsëri në tavolinë në ora 17:00.

---------

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq kanë hy në takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Katherin Ashton në orën 11 siç ishte paralajmëruar mbrëmë.

Ata do të vazhdojnë bisedimet për implementimin e marrëveshjes së Brukselit të arritur më 19 prill.

Pak para orës 11 delegacioni kosovar dhe ai serb kanë arritur tek zyra e baroneshës Ashton, por asnjëri prej tyre nuk është deklaruar para medieve.

As pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm nuk pati deklarata, përveç një komunikate të Ashton në të cilën ajo shprehte kënaqësinë për takimin e sërishëm me dy kryeministrat.

“Jam e bindur në përkushtimin e tyre për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit", thuhej në kumtesën e shefes së diplomacisë evropiane./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›