E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban ki Moon thekson rëndësinë e dialogut

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon e ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe u ka bërë thirrje të dy palëve që të qëndrojnë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjes së pranuar.

Në një komunikatë të cilën e ka shpërndarë zëdhënësi i UNMIK-ut Olivije Salgado, dhe të cilën e transmeton agjencia Beta, thuhet se Ban ki Moon është trimëruar me përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të arritur një përparim qenësor në kontekstin e dialogut të cilin e ndihmon Baronesha Catherine Ashton.

Këshili i Sigurimit të OKB-së në fund të kësaj jave do të debatojë për Kosovën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›