E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi udhëton në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të javës.

Siç merr vesh “Koha Ditore” nga burimet në Washington, Thaçi pritet të takojë zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joseph Biden, si dhe do të ketë takime me zyrtarë të lartë të State Departmentit.

Vizita e Thaçit vjen në kohën e kulmit të procesit të dialogut me Serbinë dhe bisedimeve rreth zbatimit të marrëveshjes mes Thaçit dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›