E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi uron qytetarët e Kosovës në ditën e Europës

PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi sot qytetarët kosovarë me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës. 

“Kjo ditë, e cila edhe në Kosovës shënohet zyrtarisht, simbolizon lindjen e Evropës së Bashkuar, krijimin e paqes dhe miqësisë midis kombeve të kontinentit”, tha kreu i Ekzekutivit kosovar.

Thaçi tha se institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj, shprehin mirënjohjen e thellë ndaj shteteve të BE-së që kontribuuan në të gjitha format për përkrahjen, mbrojtjen, çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës si në të kaluarën e afërt, ashtu dhe në ditët e sotme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet çdo ditë me përkushtim për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e nevojshme që Kosova ta zërë sa më parë vendin e merituar në mesin e shteteve të familjes së madhe evropiane”, theksoi Thaçi, duke e vlerësuar Evropën si sinonim të lirisë, demokracisë, humanizmit dhe vlerave klasike kulturore e politike, vend i mirëqenies dhe ëndra e popujve për t’iu bashkuar këtyre vlerave universale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›