Thaçi:Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë

Kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve vijnë nga njerëz të cilët nuk dëshirojnë zgjedhje,por vetëm zhurmë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi i ka dorëzuar presidentit Fatmir Sejdiu Raportin për punën njëvjeçare të Qeverisë. Kryeministri e ka cilësuar sukses të tij shpalljen e pavarësisë dhe menaxhimin e situatës pas shpalljes së saj, shtrimin e rreth 600 km rrugë, ndërtimin e shkollave dhe rritjen e pagave të mësimdhënësve. Ai nuk ka përmendur asnjë dështim dhe nuk ka dashur të flasë nëse do të këtë ndryshime në kabinetin e tij. Thaçi ka pranuar se Qeveria ka pasur vështirësi në veri, por ka premtuar se do të shtrijnë autoritetin në bashkëpunim me EULEX-in edhe në këtë pjesë të Kosovës.