Kosova, prioritet i Presidencës Çeke të BE-së
Prishtinë - Ambasadorja e Çekisë në Prishtinë, Janina Herbickova, ka prezantuar dje para anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shefave të grupeve parlamentare dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare prioritetet e Presidencës Çeke të BE-së (si kryesuese e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian) për Republikën e Kosovës dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kryeparlamentari Krasniqi, i cili e ka drejtuar këtë takim, e ka përshëndetur kryesimin nga Çekia të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, duke u shprehur i bindur se do të ndiqet politikë e qartë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të Kosovës, e mbështetjes së zhvillimit ekonomik të vendit dhe e proceseve të integrimeve euro-atlantike. Ai në vazhdim ka theksuar vullnetin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për rrugën evropiane të vendit, duke kërkuar mbështetje të gjithanshme për Kosovën, për integrimet evropiane dhe euroatlantike, si dhe për bashkëpunimin me Parlamentin Evropian dhe me parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.
Ambasadorja e Çekisë në Prishtinë, Janina Herbickova, ka theksuar se plani i Çekisë në kryesimin e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm bazohet në tri prioritetet kryesore : ekonominë, energjinë dhe marrëdhëniet në BE, duke u shprehur e bindur se këto njëherësh janë interes dhe prioritete edhe të Kosovës. Kësisoj, ka thënë ajo, mund të krijojmë një Europë të fortë dhe me vlera.
Në vazhdim ambasadorja ka folur për prioritetet për Ballkanin Perëndimor, për planin e veprimit për tejkalimin e krizës financiare dhe zgjidhjes së problemeve për furnizimin me gaz nga Rusia. Ajo, ndërkaq, ka premtuar se do të gjenden mekanizma për procesin e Asocim-stabilizimit për Kosovën, me gjithë mungesën e konsensusit ndërmjet vendeve të BE-së, si dhe ka premtuar lehtësimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Duke folur për kushtet, të cilat duhet t’i plotësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Herbickova ka tërhequr vëmendjen se nuk mjafton vetëm partneriteti i jashtëm, por nevojitet sidomos angazhim i brendshëm për t’i plotësuar kushtet dhe për të ndryshuar mentalitetet. Ajo ka folur edhe për prioritete për secilin vend të Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar sidomos për lehtësimin e vizave ndërmjet këtyre vendeve.
Për të pasur sukses në raport me Kosovën, Herbickova ka premtuar se Çekia si kryesuese e BE-së do të thellojë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës, me opozitën dhe me shoqërinë civile të vendit.
Pas përfundimit të prezantimit, disa nga pjesëmarrësit e takimit, si anëtarët e Kryesisë, Ibrahim Gashi e Xhavit Haliti dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, kanë dhënë sugjerime lidhur me bashkëpunimin sa më të mirë të Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe kanë shtruar pyetje të ndryshme për sa i përket këtij bashkëpunimi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me mundësitë që Çekia të ndikojë tek pesë vendet e BE-së për ta njohur Kosovën dhe tek Beogradi për ta njohur realitetin e ri në Kosovë, ambasadorja çeke është përgjigjur se vendet i kanë politikat e tyre të brendshme dhe se insistimi vetëm sa do të prodhonte kundërefekte.
Zonja Herbickova, para këtij prezantimi, ishte pritur, një takim të veçantë, nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me të cilën kishte biseduar për bashkëpunimin Kosovë-BE, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të këtij viti.