Greqi,40 milionë euro për lirimin e pengut

Në më pak se 24 orë pas rrëmbimit të biznesmetit të njohur grek Pericles Panagopoulos, policia vendase duket se ka një pistë të saktë. Atë të rrëmbimit me qellim përfitimin. Pista konfirmohet nga mediat greke të cilat shkruajnë se pengmarrësit i kanë dërguar një letër familjarëve të biznesmenit Panagopoulos ku kërkojnë shumën prej 40 milion eurosh për lirimin e tij. Pericles Panagopoulos, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Greqi operaon në fushën e transportit detar dhe zotëron një perandori të vërtetë biznesesh. Ai u rrëmbye teksa po dilte nga shtëpia e tij, në Kavouri pranë Athinës nga tre persona të armatosur të cilat sipas dëshimitarëve ishin të veshur me uniforma policie. Mediat greke shkruajnë se një prej dëshmitarëve kyccë të kësaj ngjarjeje është një emigrant shqiptar i cili punonte në ndërtim pranë vendit të pengmarrjes. Sipas tij pengmarrësit e 70 vjeçarit Panagopoulos, ishin tre persona dhe mbanin në dorë armë AK47. Dëshmitari shqiptar tha për policinë greke se ata e kishin detyruar biznesmenin grek bashkë me shoferin e tij të futeshin në makinat e tyre dhe u larguan nga vendngjarja. Më vonë policia vendase tha se shoferi i cili konfirmoi rrëmbimin e biznesmenit ishte lënë pranë Koropi, një qytet i vogël pranë aeroportit të Athinës. Ngjarja e rëndë, po hetohet nga strukturat e policisë kundër terrorizmit, por si pas një zëdhënësi të policië greke ajo besohet se është vepër e ndonjë grupi mafioz që tenton të përfitojë nga pasuria e biznesmenit Panagopoulos.