Thaçi:Plani gjashtëpikësh nuk ekziston

Gjashtëpikëshi nuk ekziston; nuk ekziston në asnjë dokument, nuk ekziston në asnjë tryezë, nuk ekziston as në vokabularin e asnjë politikani dhe në asnjë rrethanë si prioritet i yni dhe as i ndërkombëtarëve, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ky plan, siç ka shpjeguar kryeministri Thaçi është i përfshirë në raportin e dokumentit të sekretarit Ban Ki-Moon, siç është i përfshirë edhe dokumenti i institucioneve të Republikës së Kosovës. "Në kuptimin obligativ, do të thotë nuk ekziston", ka vlerësuar ai. "Ndërsa, kemi edhe deklaratën presidenciale të Këshillit të Sigurimit, që është një deklaratë shumë e përgjithshme, prandaj kjo çështje e gjashtëpikështit është çështje e mbyllur, është çështje që nuk do të jetë në rend të ditës në të ardhmen në Kosovë", ka thënë Thaçi. Institucionet e Republikës së Kosovës, sipas Thaçit, do ta respektojnë në përpikëri dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës - ndërsa ka paralajmëruar bisedime me të gjithë njerëzit legjitim në Kosovë, por assesi me njerëzit që shkelin ligjin. Ata njerëz, sipas kryeministrit të Kosovës, do të kenë ballafaqim me ligjin.