Kosovë, ndryshon ligji mbi shtatzaninë
Prishtinë - Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka bërë ndryshime në ligjin për shtatzani. I mbledhur nën drejtimin e kryetarit Sadik Idriz, komisioni shqyrtoi Ligjin nr. 02/L-73 për ndërprerjen e shtatzënisë. Lidhur me Ligjin e lartpërmendur, grupi i punës i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, pas konsultimit me Zyrën Ligjore të Kryetarit të Republikës së Kosovës, mori vendim që në Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë të hiqet nga neni 16 pika 1.2.
Vendimin e lartpërmendur anëtarët e Këshillit për Punë dhe Mirëqenie Sociale e miratuan unanimisht.
Vendimin e lartpërmendur anëtarët e Këshillit për Punë dhe Mirëqenie Sociale e miratuan unanimisht.