E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia refuzon ofertën e Barcës

Edhe pse aktualisht nuk ka skuadër që i del para Barcelonës në La Liga, Blaugranët janë duke e forcuar edhe më shumë klubin. Sipas gazetës "Marca", Valencia ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh që ia ka bërë klubi katalanas për sulmuesin spanjoll David Villa. I njëjti burim njofton se Los Che nuk diskutojnë për vlerë më të ulët se 40 milionë euro. "Marca" njofton se drejtuesit e Barcelonës gjatë të martës kanë kontaktuar me presidentin e Valencias, Vicente Soriano, të cilit i kanë bërë një ofertë për lojtarin më të mirë të skuadrës. Mirëpo, po të njëjtën ditë Soriano e ka refuzuar ofertën dhe ka kërkuar një vlerë më të madhe se 40 milionë euro për të hequr dorë nga superylli spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›