E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçit i ka humbur rruga në oborr

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar edhe një herë qeverisjen nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi, derisa ka thënë se partia që ai udhëheqë do të jetë fitimtare në zgjedhjet e ardhshme.

Në tubimin e mbajtur në Isniq të Deçanit, Mustafa tha se kryeministri aktual e ka humbur rrugën dhe duhet të largohet shpejt nga qeverisja pavarësisht se, sipas tij, ka filluar qysh tash fushatën, me deklarata të cilat sipas tij janë joserioze, transmeton standard.

“Ne nuk i shohim serioze deklaratat e tilla në media. Ne ato deklarata i shohim vetëm si punë të njeriut i cili e ka humbur rrugën, sepse njerëzit që e dinë rrugën merren me problemet madhore të këtij vendi. Problem madhor i këtij vendi është gjendja ekonomike; problem madhor i këtij vendi është sundimi i ligjit; problem madhor i këtij vendi është integrimi dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës. Nuk është problem madhor i këtij vendi si të zhbëhet, si me i prishë komunat, si me i shkatërru komunat, sepse prej prishjes nuk fiton askush”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›