Moutinho dhe M’Vila nuk vijnë në Tottenham

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas pritet të humb mesfushorin Luka Modriç i cili është shumë pranë finalizimit të transferimit në Real Madrid.
Por, ai ka pranuar se objektivat Joao Moutinho nga Porto dhe Yann M’Vila i Rennesit nuk janë në rrugë drejt White Hart Lane.
“Është shumë vështirë. M’Vila është futbollist interesant por nuk besoj se do ti bashkohet Tottenhamit. Kurse sa i përket Moutinhos, Porto i shet futbollistët e tij më të mirë por ata kushtojnë shumë shtrenjtë”, deklaroi Villas-Boas për të përditshmen angleze Daily Mail.