E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR: Te shqetesuar nga provokimet e Serbise

Partia Aleanca per Kosoven e Re ka shprehur sot shqetesimin e saj ndaj provokimeve qe sipas saj Serbia po i ben Kosoves me vizitat e zyrtareve serbe.

Sipas AKR, hyrja e ministrit serb Goran Bogdanovic eshte shkelja e radhes qe Beogradi i ben sovranitetit te Kosoves.

“Retorika e djeshme e qeveritareve serbe tregon perfshirjen e tyre sistematike ne klimen e paqendrueshme nderetnike, duke mos i sherbyer paqes dhe stabilitetit te vendit”, thuhet ne nje deklarate te kesaj partie.

Ajo i kerkon qeverise se Kosoves por edhe faktorit nderkombetar qe te marrin masat e duhura ndaj ketyre veprimeve te Beogradit.

“Kerkojme nga institucionet e Kosoves, EULEX dhe mekanizmat e tjere nderkombetare qe te nderpresin veprime te tilla, te cilat rrezikojne jo vetem stabilitetin ne Kosove por edhe ne rajon”, thuhet me tej ne komunikate.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›