E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Beogradi mashtron serbet e Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një fjalim të mbajtur mbrëmë në Qendrën Ndërkombëtare për Studimet Strategjike, në Uashington, ka deklaruar se Serbia vazhdon të gënjejë pakicën serbe të Kosovës me mundësinë e ndarjes së vendit.

“Kur kanë kaluar 13 vjet, serbët në veri vazhdojnë të gënjehen nga Serbia se mund të ndodhë ndarja e Kosovës. Por, më 15 korrik të vitit të kaluar, kjo ëndërr e Serbisë u shua njëherë e përgjithmonë”, deklaroi Thaçi.

Sipas raportimeve të “REL”, kryeministri theksoi se Kosova do të jetë një shtet i vetëm, me një integritet territorial të paprekshëm dhe të njohur në rang ndërkombëtar.

“Serbëve u duhen investime dhe programe Kur kanë kaluar 13 vjet, serbët në veri vazhdojnë të gënjehen nga Serbia se mund të ndodhë ndarja e Kosovës. Por, më 15 korrik të vitit të kaluar, kjo ëndërr e Serbisë u shua njëherë e përgjithmonë

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës sociale dhe jo mesazhe të vjetra për t’i mbajtur peng”, u shpreh Thaçi, i cili nënvizoi se Serbia duhet të sillet në mënyrë më të civilizuar me Kosovën.

Përsa i përket proçesit të njohjeve, kreu i qeverisë së Prishtinës kërkoi më shumë angazhim nga ana e Brukselit për të siguruar njohjen e pavarësisë nga 5 vendet e BE-së që nuk e kanë bërë këtë gjë.

Megjithatë, Thaçi shprehu bindjen e tij se mungesa e njohjes nga Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro nuk do të pengojë të ardhmen evropiane të shtetit të tij.

Më herët Thaçi zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, i cili, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë kosovare, vlerësoi figurën e kryeministrit kosovar për vendimet “e guximshme” që ka marrë.

Biden e siguroi kryeministrin kosovar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten të angazhuara në Kosovë dhe të kërkojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara janë ta palëkundura në mbështetjen e plotë të tërësisë territoriale dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës”, deklaroi numri dy i Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›