Thaçi: De jure dhe de fakto shihet pamja e kufirit mes Kosovës e Serbisë

Ai pas takimit ka thënë se fillimi i zbatimit të IBM-së është një lajm i mirë për Kosovën, duke shtuar se edhe de jure dhe de fakto po shihet vija kufitare e shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.
“Sot është lajm i mirë për Republikën e Kosovës, por edhe për gjithë rajonin sepse ka filluar të zbatohet edhe në praktik IBM-i që është dita definitivisht edhe de jure edhe de fakto e pamjes së kufirit mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Është një standard evropian që është në përputhshmëri të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Edhe në dy pikat e tjera doganore do të filloj me datën 31, ndërsa do të vazhdohet me angazhimet dhe përkushtimet e tjera. Do të thotë ishte një mbështetje e lidershipit kosovar dhe ambasadorët e Kuintit për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Thaçi.