E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani anuloi lansimin e raketës

Koreja e Veriut njoftoi se e ka vazhduar periudhën për lansimin e lajmëruar të raketës deri më 29 dhjetor, për shkak të problemeve teknike, citohet në kumtesën e agjencisë kozmike në vend.

Së pari ishte kumtuar se raketa do të lansohet mes datës 10 dhe 22 dhjetor.

Koreja e Veriut me 1 dhjetor shpalli se do ta lansojë raketën, me të cilën do të lëshojë satelit kozmik për vëzhgim, për qëllime shkencore.

Ky vendim hasi kritika të ashpra nga një numër i madh i vendeve në rajon dhe në SHBA, sipas të cilave ajo paraqet testim të fshehur të raketës me rreze të gjatë veprimi, që i shkel rezolutat e Këshillit të Sigurisë të OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›