E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analistet Zgjedhjet ne PS... pa frymezim


Analisti Mustafa Nano duke komentuar zgjedhjen e re të strukturave në Partinë Socialiste thotë se opozita  humbi një shans për t'i dhënë më shumë hapsirë të rinjve brenda gjirit të saj.

"Në Partinë Socialiste ka disa politikanë me stazh të vjetër më shumë se 20-vjecar, si Gramoz Ruci e Namik Dokle, të cilët kanë qenë vazhdimisht në kryesinë e Partisë Socialistë, kanë qenë eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Vjen një moment që njerëz të tillë që megjithë kontributin e pasionin e madh që kanë, është mirë të hapin rrugë, sepse ka një brez të ri që po pret. Stafeta duhet dorëzuar dhe ky ishte momenti i duhur", thotë Nano.

Ndërsa Andi Bushati e shikon kryesinë e re nga një tjetër këndvështrim: "Fakti që kundërshtarë të afishuar të kryetarit të Partisë Socialiste, si Blushi apo Malaj, janë në kryesinë e PS-së, tregon se ka një vëmendje ndaj kritikave që janë bërë për mënyrën se si u drejtua për tre katër vite Partia Socialiste. Megjithë vërejtjet që ne mund të bëjmë, mënyra se si përfundoi ky kongres dhe si u krijua kjo kryesi tregon se keq apo mirë Partia Socialiste mbetet Partia më e hapur dhe më demokratike mes partive të tjera të spektrit të shoqërisë shqiptare".

Për Mustafa Nanon kryesia e re është një strategji elektorale e Ramës.

"PS del nga gjithë kjo periudhë kongresuale më e fortë, më kompakte. Duhet një skuadër e mirë që në sytë e shqiptarëve të dalë me njerëz ekspertë, me njerëz që dinin si janë punët në këtë vend", thotë Nano.

Lënia jashtë kryesisë e deputetëve Andis Harasani dhe Kastriot Islami për Andi Bushatin shihet deri diku, si një ngjarje që edhe mund të evitohej.

"Nëse do të kisha votuar si një socialist do të ishte një vlerë që brenda forumeve të Partisë Socialiste të ishin dhe Islami dhe Harasani. Por unë mendoj se edhe fakti që ata nuk janë nuk është, se kemi një vijë të qartë ndarëse, që zërat kundërshtarë të përjashtohen. Fakti që një pjesë e mirë e ish-LMN-së është prezente në drejtimin e Partisë Socialiste tregon se ka një vëmendje edhe ndaj kundërshtarëve të kryetarit në këtë parti", thotë Bushati.

Më shumë se efikasiteti i strukturave, Andi Bushati thekson nevojën e një vëmëndje në ndërtimin e koalicioneve nga PS .

"Edhe në zgjedhjet e 2009, edhe në ato të 2011 po ta shohësh socialistët i kanë maksimalizuar votat që mund të marrin. Problemi i Partisë Socialiste nuk është si mundet të jetë efikase për të maksimalizuar votat e veta.Problemi i Partisë Socialiste është c'politika do të ndjekë, c'hapje progamore do të bëjë, c'aleanca do të bëjë në mënyrë që partia të rrisë koalicionin dhe jo për të përmirësuar strukturat e saj. Kjo është sfida reale", tha Bushati.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Harasani: Përse refuzova postin, do punoj të largohet Saliu
Propozimet që kreu opozitës Edi Rama paraqiti në mbledhjen e Asamblesë kanë prodhuar jo pak pakënaqesi dhe mosbesim. Zgjedhjet dhe deformimi “fitimtar-humbës”
Gëzim Tushi - Këto ditë që kanë filluar negociatat midis dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe paralelisht me to edhe takimet pretencioze të partive të vogla për fillimin e procesit të reformimit të kodit apo edhe sistemit zgjedhor, natyrshëm që është rritur jo vetëm interesi i forcave politike, por edhe interesimi i qytetarëve për të pasur një Kod Zgjedhor sa më të qartë, adekuat, që të mund të kemi rezultate jo vetëm të pakontestueshme, por që zgjedhjet të prodhojnë elektoralisht qeveri me autoritet politik dhe të qëndrueshme në kohë. Një funeral dhe disa llogari elektorale
Skënder Minxhozi - Shumë kohë më parë, më 13 nëntorin e largët të vitit 1993, kur guxoi të zbresë me një çarter nga Jordania e largët në Aeroportin e Rinasit, e patën kthyer mbrapsht brenda pak orësh. Votohet kryesia e kompromiseve
Socialistët konstituan asmblenë e re kombëtare e cila votoi edhe 30 kandidatët e propozuar nga kreu opozitës Edi Rama për kryesinë e re të PS prej të cilëve fituan 17 kandidatë pesë prej të cilëve femra.
Hapet autostrada Levan-Vlorë
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet e rrugës që lidh Levanin me Vlorën, rrugë e cila tashmë është bërë e kalueshme vetëm në një korsi.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Sabri Godo
Shkrimtari dhe politikani ndërron jetë në moshën 82-vjeçare
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Arkitekti i euros: U lancua me defekt
Vetëvaret në banesë administratori i “Carrefour”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›