E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autokratizmi thellon korrupsionin


Andrea Stefani - Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara të Europës që ka dështuar në luftën kundër korrupsionit!

Kështu ka rezultuar për Transparency International (TI) që sapo ka publikuar të dhënat e raportit mbi korrupsionin për vitin 2011. Shqipëria nuk ka regjistruar përmirësim, por përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Në fakt ka zbritur në kuotat e vitit 2007, pra 4 vjet mbrapa. Të dhënat korrespondojnë edhe me kritikat e zhvilluara në median vendase, si dhe nga opozita politike për korrupsionin galopant që po zhvillohet nën hijen e qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha. Por tendenca në rritje e korrupsionit është njëherazi edhe tregues dhe konfirmim i paralizës së pushtetit gjyqësor dhe irregjimit të pandëshkueshmërisë së korrupsionit të zyrtarëve të lartë që mbretëron në vend. Rritja e treguesit të korrupsionit në vend është edhe një provë e qartë e dështimit të qeverisë demokratike, e cila erdhi në pushtet rreth 6 vjet më parë me sloganin e “duarve të pastra”.

* * *

Në këtë botë nuk para ndodhin mrekulli. Dhe do të ishte një mrekulli që ndërsa përpiqet të kapë institucionet e shtetit, dhe mbi të gjitha drejtësinë, qeveria Berisha të kontribuonte me sukses edhe në luftën kundër korrupsionit. Thellimi i korrupsionit në vend, kapilarizimi i tij në të gjitha sferat e jetës dhe mbi të gjitha, arteriet e korrupsionit që pompojnë me fitime të paligjshme xhepat e qeveritarëve më të lartë, janë një tjetër konfirmim se pushtetet autokratike jo vetëm që nuk mund ta luftojnë korrupsionin, por vetëm e ushqejnë edhe më shumë atë. Dhe është e qartë se nuk mund të bëhet më fjalë për gabime të korrektueshme, si dhe për një kthesë të qeverisë në këtë rrafsh. Korruptimi i kabinetit të Sali Berishës është krejtësisht i pakurueshëm dhe si i tillë e sheh shpëtimin jo te lufta kundër korrupsionit, por te topitja e kësaj lufte. Në këtë kuptim qeveria Berisha ka pushuar së qenë një aleat në luftën kundër korrupsionit dhe vit pas viti ka degraduar në aleat të korrupsionit. Një tendencë që është provuar edhe me mbrojtjen që i është bërë një zinxhiri ministrash të përballur me superskandale korruptive. Duke nisur me korrupsionin “patriotik” të Rrëshen-Kalimashit, ku me procedura të dyshimta u mbrojt Lulzim Basha, me korrupsionin e përgjakshëm të Gërdecit nga doli i palagur Fatmir Mediu, apo atë televiziv të Ilir Metës. Pa numëruar rastet e tjera, sepse në kabinetin Berisha është e vështirë që të gjesh një ministër që të mos jetë përfolur apo akuzuar për ndonjë aferë korruptive apo të kriminalizuar. Rrëshqitja e Shqipërisë më thellë në një korrupsion gjithnjë e më galopant mund të ndalet vetëm me largimin e qeverisë Berisha, si dhe me instalimin e prokurorisë dhe drejtësisë të pavarur që në këtë moment, pengohet të ndodhë me të gjitha mjetet nga qeveria autokratike e Berishës. Veçoria e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri është se duhet të bëhet paralel me luftën kundër një pushteti autokratik dhe të korruptuar që i bëhet pengesë drejtësisë pikërisht për të zgjatur jetën e vet. Tashmë vetëm iuzionistët, fanatikët dhe përfituesit nga korrupsioni qeveritar nuk duan të shohin se Sali Berisha në 6 vjet është shndërruar nga “kalorësi blu” që do të vriste kuçedrën e korrupsionin ushqyer në 8 vjet të qeverisjeve socialiste, në avokatin më të zellshëm të korrupsionit që ndërsa betohet për zbatim të ligjit, ushqen kuçedrën e korrupsionit me tenderë shumëmilionësh. Tashmë Berisha dhe propaganda e tij do ta kenë shumë të vështirë të justifikojnë shifrat e dhëna nga TI mbi Shqipërinë si shteti më i korruptuar në Europë, me gjoja perceptimet e gabuara të publikut.

* * *

Deklarimet e TI për korruptimin më të thellë të shtetit shqiptar konfirmohen edhe nga rrjedhojat sociale të korrupsionit. Polarizimi përherë dhe më i skajshëm i shoqërisë shqiptare në miliarderë dhe në qindra mijë njerëz që jetojnë nën nivelin e minimumit jetik, është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e megakorrupsionit qeveritar. Tashmë është stabilizuar një lidhje e drejtpërdrejtë mes pasurimit shumëmilionësh të qeveritarëve dhe bizneseve pranë tyre nga njëra anë, dhe varfërimit të masave gjithnjë e më të gjera të shqiptarëve në anën tjetër. Një dinamikë që është inkurajuar edhe nga mungesa e një institucioni të fuqishëm të hetimit, si edhe i gjykatave të pavarura dhe të pakorruptuara. Rritja galopante e korrupsionit në Shqipëri, e matur së fundi edhe nga TI, është inkurajuar edhe nga shuarja e reagimit qytetar kundër korrupsionit menjëherë pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës. Gjatë qeverisjeve socialiste të Fatos Nanos apo Ilir Metës, vepronin mjaft organizma qytetarë (si Koalicioni Shqiptar kundër Korrupsionit apo Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve) që protestonin fuqishëm kundër korrupsionit. Tashmë këto organizata janë zhdukur ose marxhinalizuar edhe për mungesë mbështetjeje nga donatorë ndërkombëtarë që ndoshta menduan (dhe vështirë ta kuptosh se përse menduan kështu), se me rikthimin në pushtet të Berishës, nuk do të kishte më nevojë për angazhime të tilla qytetare në luftën kundër korrupsionit. Dhe do të jetë një verbëri e qëllimtë nëse vazhdohet me këngën e vjetër të kontributit që duhet të japë kjo qeveri, aq më pak vetë Berisha, për luftën kundër korrupsionit. Sepse është si të shpresosh që qeveria Berisha të godasë vetveten. Tashmë ajo është gjeneratori kryesor i korrupsionit në vend!

Gazeta "Shqip"

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Zgjedhjet dhe deformimi “fitimtar-humbës”
Gëzim Tushi - Këto ditë që kanë filluar negociatat midis dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe paralelisht me to edhe takimet pretencioze të partive të vogla për fillimin e procesit të reformimit të kodit apo edhe sistemit zgjedhor, natyrshëm që është rritur jo vetëm interesi i forcave politike, por edhe interesimi i qytetarëve për të pasur një Kod Zgjedhor sa më të qartë, adekuat, që të mund të kemi rezultate jo vetëm të pakontestueshme, por që zgjedhjet të prodhojnë elektoralisht qeveri me autoritet politik dhe të qëndrueshme në kohë. Një funeral dhe disa llogari elektorale
Skënder Minxhozi - Shumë kohë më parë, më 13 nëntorin e largët të vitit 1993, kur guxoi të zbresë me një çarter nga Jordania e largët në Aeroportin e Rinasit, e patën kthyer mbrapsht brenda pak orësh. Votohet kryesia e kompromiseve
Socialistët konstituan asmblenë e re kombëtare e cila votoi edhe 30 kandidatët e propozuar nga kreu opozitës Edi Rama për kryesinë e re të PS prej të cilëve fituan 17 kandidatë pesë prej të cilëve femra.
Hapet autostrada Levan-Vlorë
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi inspektoi punimet e rrugës që lidh Levanin me Vlorën, rrugë e cila tashmë është bërë e kalueshme vetëm në një korsi. Videoja Meta- Prifti, prokuroria thërret dëshmitarët
I vetmi debat në seancën e radhës ndaj ish-kryeministrit Ilir Meta mes akuzës dhe mbrojtjes që kërkoi ndërhyrjen e trupit gjykues ishte dëshmia e 25-vjecares Cela, e cila në prokurori kishte deklaruar se firma Halilaj sh.p.k, ku ajo ishte aksionere me 10 perqind kishte deklaruar se kishin vetem nje shofer ne pune, kur pretenduan te fitonin tenderin e 50 mije tone karburant, ndersa ne proces tha se ishin 10 persona te punesuar.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Sabri Godo
Shkrimtari dhe politikani ndërron jetë në moshën 82-vjeçare
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Energjia, Financat bien dakord në parim
Arkitekti i euros: U lancua me defekt
Dropulli i Poshtëm, gjashtë fshatra një muaj pa ujë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›