Thaci: Dialogu me Dacic, vetem sipas ligjeve te Kosoves
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci deklaron se eshte e papranueshme krijimi i strukturave te Serbise ne Kosoves. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, pas takimit ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se per zhvillimet ne Kosoves, Thaci u shpreh se duhet nje normalizim i marredhenieve mes dy vendeve. “Ne kemi deshmuar se jemi ne rruge te mire per arritjen e marreveshjes, jemi ne rruge te drejte, ekziston vullneti per ate marreveshje, natyrisht qe nuk eshte e lehte, Prishtina ka prezantuar oferten e saj afirmative, per rend dhe ligj, per mundesi integruese per qytetaret serbe ne veri”, tha Thaci.
Zoti Kryeminister, si e vleresoni debatin ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per Kosoven?
Ishte nje mundesi e mire per Republiken e Kosoves, qe te prezantoje arritjet qe kemi pasur ne keto muajt e fundit, jane arritje qe jane vleresuar nga e gjithe bashkesia nderkombetare; ishte nje vecanti e nje rendesie te vecante sepse numri i njohjeve te Kosoves po rritet gjithnje e me teper, Kosova po konsolidohet e forcohet cdo dite, me teper se gjysma e anetareve te OKB-se e kane njohur Republiken e Kosoves, nga te gjithe u pershendet fillimi i normalizimit te marredhenieve mes shteteve te Kosoves dhe Serbise, arritjet ekonomike; gjithashtu duhet bere me teper per rend e ligj, por u deshmua edhe nje here se Kosova si vend i pavarur e sovran, po prodhon me teper paqe, stabilitet,bashkepunim rajonal dhe perspektive euroatlantike, ndaj dua te besoj fuqishem se ne te ardhmen jo te larget Kosova me keto hapa qe eshte duke nderrmare, me reformat qe eshte duke bere, me normalizimin e marredhenieve dhe me ndertimin e fqinjesise se mire edhe me Serbine, do te levize drejt perspektives se sigurt europiane, drejt anetaresmit ne NATO, por edhe ne organizaten e Kombeve te Bashkuara.
Zoti Thaci, zevendes perfaqesuesja e Shteteve te Bashkuara ne Kombet e Bashkuara, Rosemary di Carlo nxiti Prishtinen dhe Beogradin te arrijne nje marreveshje ne raundin e ardhshem te bisedimeve me 2 prill. A do te arrihet kjo marreveshje ne ate raund?
Ne kemi deshmuar se jemi ne rruge te mire per arritjen e marreveshjes, jemi ne rruge te drejte, ekziston vullneti per ate marreveshje, natyrisht qe nuk eshte e lehte, Prishtina ka prezantuar oferten e saj afirmative, per rend dhe ligj, per mundesi integruese per qytetaret serbe ne veri, per sistemin e drejtesise sipas ligjeve te Kosoves, per domosdoshmerine e shpejte te shperberjes se plote te te gjitha strukturave te sigurise te instaluara ne Kosove nga Serbia, per ndalimin e plote te financimit te tyre nga Serbia, e ne te njejten kohe duke respektuar gjithmone kushtetuten e Kosoves, ligjet e Kosoves, ligjin per vetqeverisjen lokale, standartet europiane, dokumentin e presidentit Ahtisari, ne kemi ofruar thjesht nje mekanizm te quajtur Assosacion i Komunave me shumice Serbe, qe do te formohej si mundesi per serbet, per t’u integruar me teper, por ai Assosacion ne asnje rrethane te mos kete as karakter legjislativ, as ekzekutiv, as te pushtetit te trete dhe as te zgjedhjeve te drejtperdrejta. Nderkohe sot ne Keshillin e Sigurimit kryeministri i Serbise zoti Dacic ka thene se :"Beogradi nuk do te dorezoje sovranitetin dhe nuk do te ndryshoje qendrimin e tij se pavaresia e Kosoves eshte e papranueshme." Duket se pikeveshtrimet tuaj jane ende larg, si do te arrihet nje marreveshje ne 2 prill…?
Ne jemi mesuar duke degjuar deklarimet e zyrtareve te Beogradit per Kosoven, qe ende vazhdojne te mbesin peng i se kaluares, i politikes se vjeter, por realiteti eshte ndryshe.
Kosova eshte e pavarur, eshte sovrane, e njohur prej 100 shteteve, me perspektive te sigurt europiane, perspektive te sigurte euroatlantike, me mbeshtetje te fuqishme nderkombetare, pozicioni i Kosoves per normalizimin e maredhenieve te Kosoves dhe Serbise, eshte i njejte si pozicioni i Bashkimit Europian, i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe NATO-s, tani mbetet e nje rendesie te vecante arritja e kesaj marreveshje. Une dua te besoj se Serbia do te detyrohet per me leviz drejt fqinjesise se mire, dhe do te detyrohet edhe prej bashkesise nderkombetare qe te heqe dore nga politika e vjeter me Kosoven, e te fillojme bashkepunimin, partneritetin ndershteteror ne vend te konfrontimit nje shekullor qe kemi pasur, pra deklarimet e zyrtareve apo politikaneve te Serbise jane deklarime te politikes ditore, ndersa realiteti eshte krejt ndryshe.
Deri tani kemi arritur disa marreveshje qe ne fakt e legalizojne gjithe ate perkushtim tonin e ne te njejten kohe eshte edhe konfirmim se Serbia gradualisht po e njeh shtetin e Kosoves se po njeh institucionet legjitime e demokratike te Kosoves.
Mbledhja e sotme ndodhi dy dite pas raundit te shtate te bisedimeve ndermjet jush dhe kryeministrit serb Ivica Dacic. Nderkohe ne Kosove dhe Serbi qarkullojne zera se ju tashme jeni marre vesh, ndersa raundi i radhes vetem sa do te formalizoje marreveshjet. A jeni marre vesh zoti Kryeminister?
Une dua te theksoj fuqishem dhe te prezantoj me transparence te plote sic e kam prezantuar cdo here me raportimet e mija ne kuvendin e Republikes se Kosoves, perpara gjithe qytetareve te Kosoves se progres eshte shenuar, por marreveshje nuk ka, presim qe te ndodhe marreveshja ne 2 prill. Kosova eshte e pergjegjeshme dhe do te jete gati per marreveshje duke respektuar gjithmone Kushtetuten dhe ligjet e saj ne kuader te ketij procesi per normalizimin e maredhenieve ndershteterore, por mbes me shprese, i rezervuar gjithmone qe Serbia do te levize drejt arritjes se nje mirekuptimi te marredhenieve ndershteterore mes Kosoves e Serbise, alternative tjeter nuk ka dhe dialogu eshte e vetmja mundesi per te ardhmen e dy vendeve e dy popujve tane.
Zoti Kryeminister, ju prisni qe ne fund te bisedimeve te merrni daten per fillimin e negociatave per marreveshjen e stabilizim asocimit. Por, njekohesisht prej jush eshte kerkuar edhe forcimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Cfare po behet ne kete kuader?
Ne jemi duke punuar maksimalisht me faktorin nderkombetar ne kete drejtim.
Qeveria qe udheheq une eshte qeveria qe ka filluar luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe te gjitha dukurive te tjera negative. Natyrisht se pluralizmi politik ka edhe reagime, cfare mund te jene sot.
Por dua te theksoj se institucionet legjitime dhe demokratike duhet te vazhdojne se funksionuara ne kuptimin e mirefillte te fjales, ne te njejten kohe te vazhdojme bashkarisht me partneret tane nderkombetare te punojme me te gjithe potencialin qe kemi. Kosova tash e katermbedhjete vite ne fakt per sa i perket rendit dhe ligjit udhehiqet prej nderkombetareve ne mandatin ekzekutiv. Gradualisht eshte duke e mbartur kete autoritet tek vendoret dhe kjo lufte do te jete e pakompromis me moton: Zero Tolerance ndaj korrupsionit, ndaj krimit te organizuar dhe une ftoj te gjithe partneret tane, gjithe spektrin politik, shoqerine civile, mediat, t’i bashkangjiten kesaj perpjekjeje te qeverise se Kosoves. Jam i bindur se kete beteje do ta fitojme. Por ne te njejten kohe edhe idete dhe konceptet politike jane te mireseardhura per ballafaqim, por gjithmone duhet te kemi parasysh interesin e shtetit, duhet te kemi parasysh reformat evropiane qe po i bejme bashkarisht. Dhe Kosova eshte shembulli me i mire i bashkepunimit ne mes te spektrit politik dhe shoqerise civile. Kosova, per dallim nga vendet e tjera te rajonit, bashkepunon shkelqyeshem si pozite me opozite bashkarisht per reformat elektorale, per perspektiven evropiane, per rendin dhe ligjin, per te ardhmen euroatlantike, per ndertimin e nje shoqerie shumetnike, per Kosoven si atdhe te perbashket, prandaj jam optimist se gjerat do te levizin ne drejtim te duhur, ne drejtim te forcimit te rendit dhe ligjit, ne drejtim te forcimit te qeverisjes se mire, efektive, efikase dhe perspektives se sigurte demokratike dhe euroatlantike per Kosoven.