E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Si do te hapen 250 mije vende pune

Kryeministri Sali Berisha ka dhene detaje mbi projektin e mazhorances per hapjen e 250 mije vendeve te punes gjate mandatit te ardhshem. Ne nje takim te zhvilluar ne Maminas, ne inaugurimin e fabrikes se Bimeve Medicinale, kryeministri u shpreh se hapja e vendeve te punes eshte nje premtim realist, qe do te vihet ne zbatim duke inkurajuar biznesin dhe duke vendosur politika fiskale efikase. Ai u shpreh se punesimi do te fokusohet tek ndihma ndaj biznesit privat. Nje sektor ku do te mundesohet zhvillimi i punesimit eshte turizmi. Kryeministri i shpreh se ne fushen e turizmit mund te punesohen edhe 30 mije punetore te tjere. “Ne e bazojme premtimin tone per punesimin tek turizmi. Sot ne turizem, sipas te gjitha statistikave jane te punesuar 150 mije shqiptare. Ne besojme dhe jemi te sigurt se ne 4 vitet qe vijne, nga 4,7 milion turiste, ne do te arrijme te marrim 6 milion turiste minimumi. Pra ne do te shtojme ne sektorin e turizmit, se paku edhe 30 mije punetore te tjere”, tha kryeministri. Berisha shtoi se nje tjeter sektor me investime te rendesishme eshte dhe energjia. Ai permendi firmosjen e kontratave per ndertimin e 360 hidrocentraleve. “Jane ne ndertim e siper apo jane ndertuar rreth 50 HEC-e, por kemi kemi firmosur kontrata per koncesion per 360 HEC-e. “Ne hoqem TVSH-ne e hekurit per ndertimin e HEC , si lende kryesore. Pra, ne llogarisim qe gjate 4 viteve qe vijne ne ndertimin e HEC-ve te punesohen jo 15 mije, por se paku 30 mije qytetare shqiptare dhe qe jane ne zonat, nga me te thellat malore”, tha kryeministri. Kreu i mazhornaces renditi si nje prioritet per shtimin e punesimit edhe sektorin e bujqesise. Ai u shpreh se ne kete fushe mund te krijohen rreth 130 mije vende te reja pune, duke shtuar se gjate viteve te fundit jane siguruar 100 mije vende pune. “Une ju siguroj se 4 vitet qe vijne, ne do te dyfishojme grantet, kredite, per sektorin bujqesor te vendit. Une nuk them se do te krijohen 200 mije vende pune me keto, por ju garantoj se do te krijohen se paku 130 mije vende pune te reja dhe kjo perben nje pergjigje te mire ndaj papunesise”, u shpreh Berisha. Nje rendesi te vecante ne fjalen e tij, kryeministri i ka kushtuar dhe sektorit te teknologjise. Ai u shpreh se disa vite me pare, punesimi ne kete fushe dukej i pamundur. Nderkohe qe gjate viteve te fundit rreth 13 qytetare jane punesuar ne sektorin e tekonologjise se informacionit. “Asnje vend nuk ka ecur sa Shqiperia dhe ne kemi hedhura baza te fuqishme qe 4 vitet qe vijne, Shqiperia te ngjitet ne nivelet me te larta te teknologjise se informacionit dhe ju garantoj ju se 4 vitet e ardhshme ne kete sektor do te krijohen se paku edhe 50 mije vende pune te reja”, u shpreh kryeministri Berisha. Kryeministri u shpreh se per zhvillimin e biznesit do te hiqet cdo lloj takse mbi kapitalin, pas vendimit qe pritet te merret ne parlament. “Cdo investim qe do te beje tani e tutje do te jete pa asnje tarife, doganore, pas asnje takse te vleres se shtuar. Me vendimin qe morem, ne mund te jemi ndofta i vetmi, ose nder me te paktat vende ne planet qe kemi hequr cdo lloj takse mbi kapitalin. Ne nuk kemi patur takse mbi kapitalin financiar, por kemi patur TVSH dhe tarifa doganore mbi te gjithe kapitale te tjera. Ato nuk do te ekzistojne me, sapo ne dy javet e ardhshme te votohet ne parlament projektligji qe ne derguam”, u shpreh Berisha.

Plani i punesimit

Bujqesia 130 mije vende pune

Turizmi 30 mije vende pune

Ndertimi i HEC-eve 30 mije

Teknologji 50 mije vende pune

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›