Thaçi: Do të hapet edhe kapitulli i njohjeve të reja

Deklarata e Grupit Ndërkombëtar Drejtues dhënë dje është dëshmi e një mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës, ka thënë kreu i ekzekutivit të vendit Hashim Thaçi, duke përshëndetur këtë deklaratë mbështetëse të GND-së për hapat e mëtejmë të Kosovës, për progresin e arritur dhe për orientimet euroatlantike të vendit tonë.
Kryeministri Thaçi i bëri këto komente në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Grupi Ndërkombëtar Drejtues, edhe njëherë ka paraqitur mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.
“Është një dëshmi e një mbështetje edhe më unike ndërkombëtare për Kosovën në veçanti për konsolidimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për zbatimin e kritereve demokratike në të gjitha sferat, qoftë në politikë, ekonomi apo në legjislacion, por edhe për përgatitjet që Kosova ka bërë për të pritur sa më e koordinuar me gjithë partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë pavarësisht nga opinioni, që ne mendojmë se do të jetë pozitiv në favor të vendimit të institucioneve të Kosovës për shpalljen e Kosovës shtet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas Thaçit, për Kosovën po hapen kapituj të rinj të zhvillimit të saj, drejt integrimeve euroatlantike.
“Do të hapet një kapitull i ri, kapitulli i perspektivës euroatlantike të Kosovës në NATO dhe BE, e në të njëjtën kohë dua të theksoj se do të hapet edhe kapitulli i njohjeve të reja dhe Kosova gradualisht përpos që do të hapë dialogun për liberalizimin e vizave, do të ketë një mbështetje edhe më unike nga të gjitha vendet e BE-së dhe gjithë partnerët tjerë ndërkombëtarë”, është shprehur kreu i Qeverisë së Kosovës.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues dje ishte për vizitë në Kosovë, me ç’rast ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, duke thënë se pavarësia është e pakthyeshme dhe se ndarja nuk mund të jetë opsion, ndërkohë ka shprehur mbështetjen për Qeverinë e Kosovës për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.
Qëndrimi i Qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës që politika të mos interferojë në asnjë mënyrë në punën e drejtësisë, është një gjë e mirëpritur nga ana e Grupit Ndërkombëtar Drejtues. /kosovapress/