I gjuhen LDD’së

Deputeti Adem Salihaj, bashkë me Degën e LDD’së së Ferizajt, hynë të hënën në Selinë Qendrore të LDK’së në Prishtinë, duke zyrtarizuar kështu kalimin e tyre në Shtëpinë e Fatmir Sejdiut.
Brenda ata gjetën njerëz që iu gëzuan rikthimit të tyre dhe dëgjuan shumë fjalë të mira për gjestin që bënë.
Në një konferencë për media, ish-zyrtarët e LDD’së shpjeguan arsyet se pse iu bashkuan LDK’së.
“Mendoj që me këtë proces që tashmë kemi filluar do ta rifaktorizojmë LDK’në, edhe pse tash është faktor shumë i rëndësishëm, po do ta forcojmë në atë shtëpinë e madhe që kemi qenë dikur”, ka thënë Salihaj.
Ai paralajmëroi se edhe degë të tjera të LDD’së do t’i bashkohen LDK’së.
“Në degën e Ferizajt ka filluar një proces. Nuk është një akt i izoluar dhe unë mendoj që shumë degë të tjera të LDD’së janë duke pritur që ta kryejnë aktin e njëjtë, siç e kemi bërë ne në Ferizaj”, ka deklaruara Salihaj.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...