Thaci Do te shperbejme strukturat ilegale dhe kriminale qe veprojne ne veri te Kosoves
Ne veri te Kosoves situata vazhdon te jete e bllokuar. Problemi i vjeter i veriut te Kosoves te banuar me shumice serbe qe prej vitesh jetonte ne nje statuskuo te paprekur duket se eshte vene tani perballe nje prove konkrete pas vendimit te qeverise se Kosoves per te ushtruar sovranitetin e saj edhe ne kete pjese te vendit.
Prania e autoriteteve policore dhe doganiere te Kosoves ndonese e vogel per vete simboliken e saj eshte pritur me reagime te forta nga banoret lokale serbe dhe nga Beogradi. Per palen serbe pranimi i realitet te ri do te nenkuptonte njohje te pavaresise se Kosoves. Ballafaqimi eshte shtrire edhe ne tregetite mes dy vendeve.
Per te folur mbi zhvillimet e fundit ne Kosove ne kishim te ftuar sot ne programin Ditari per nje bisede nga Nju Jorku Kryeminsitrin e Kosoves Hashim Thaci.