Vetvendosja bllokon kamionet me mallra serbe
PRISHTINE-Lëvizja ‘Vetëvendosje’ sot pasdite ka ndërmarrë një aksion kundër kamionëve me mallra të Serbisë.
Ndërkohë në pikëkalimin kufitar në Merdar prej mëngjesit të së mërkurës nuk po lejohet asnjë mall nga Serbia, në faturën e të cilit shkruan “Kosova dhe Metohija”.
Rreth orës 16:00, në afërsi të fshatit Lupç, në rrugen Besianë Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ndërmori një aksion kundër kamionëve me mallra të Serbisë. Me këtë rast aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i “Centro Proizvod” nga Beogradi dhe më pas përmbysën kamionin për të ndalur përfunsimisht lëvizjet e tij.
“Nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare pa patur marrëdhënie politike. E nuk mund të ketë marrëdhënie politike para se Serbia ta njohë Kosovën, gjë që nënkupton së pari një kërkesë falje, së dyti riparim të dëmeve të luftës, së treti kthimin e të humburve. Të bësh tregti të lirë me dikë që nuk të njeh ekzistencën, që nuk pranon të drejtën tënde për të qenë komb e shtet, do të thotë të bësh pazar me shtypësin e vjetër, që kurrë nuk ka premtuar se nuk do të jetë edhe shtypës i ri”, thuhet në deklartaën për media të Vetëvendosjes.
“Nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare me një vend agresor, i cili mban në jetë e në aktivitet struktura kriminale që kanë marrë peng një pjesë të territorit tonë, duke e shndërruar në fole të kontrabandës, krimit të organizuar dhe terrorit për vetë qytetarët e asaj krahine. Duke blerë mallrat e Serbisë qytetarët e Kosovës në fakt po financojnë edhe armët e plumbat që kriminelët serbë po përdorin në mbështetje të qëllimeve të tyre territoriale ndaj Kosovës. Duke blerë mallra të Serbisë ne i ndihmojmë atyre të mbajnë në këmbë, me para e me logjistika, strukturat ilegale që na i pamundësojnë zhvillimin”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndërkohë në pikëkalimin kufitar në Merdar sot nuk është lejuar asnjë mall nga Serbia, në faturën e të cilit shkruan “Kosova dhe Metohija”. Kalimi po iu lejohet vetëm atyre mallrave, në faturat e të cilave shkruan Republika e Kosovës, bëjnë të ditur mediat kosovare.
(d.b/BalkanWeb)